Abazi: Tensionimi i marrëdhënieve me ShBA-në ka ardhur si pasojë e moskomunikimit - NACIONALE

Abazi: Tensionimi i marrëdhënieve me ShBA-në ka ardhur si pasojë e moskomunikimit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi në një konferencë për medie ka drejtuar akuza të rënda ndaj grupit parlamentar të LVV-së dhe kreut të kësaj partie Albin Kurtit.

Abazi ka folur edhe për marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në. Ai ka thënë se kjo situatë ka ardhur si pasojë e moskomunikimit.

"Tensionimi i marrëdhënieve me SHBA-të është real dhe kjo vie si rezultat i moskomunikimit, bredhjes kot në SHBA a dhe lënies pa kapacitete të ambasadës sonë në SHBA. Është faji ynë që nuk e kemi bërë rrugën e duhur në informimin e qartë”- ka thënë Abazi.

Ai tutje është shprehur se shpesh nuk i është dhënë fjala në Kuvendin e Kosoëvs për ta marrë fjalën si deputet.

Shpesh-herë nuk më është dhënë fjala brenda parlamentit dhe jam detyruar që të protestojë në forma të ndryshme që kjo të bëhet”, ka thënë Abazi.

Lajme të ngjashme