Abazi i VV-së për buxhetin e vitit 2023: Nuk ka strategji për energjinë - NACIONALE

Abazi i VV-së për buxhetin e vitit 2023: Nuk ka strategji për energjinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka folur nga foltorja e Kuvendit për ndarjen e buxhetit të Qeverisë së Kosovës për vitin 2023 nëpër sektor.

Abazi ndër të tjerash është shprehur se Qeveria nuk ka hartuar strategji për energji të miratuar. Ka thënë se vendi për fat të keq është gjendjen e njëjtë sa i përket krizës energjetike.

“Gjithashtu duhet thënë se është fatkeqësi që po e miratojmë buxhetin e nuk kemi strategji për energji të miratuar. Vazhdojmë të jemi në situatë të njëjte me çështjen e energjisë. Viti i ardhshëm nuk duhet të na gjejë në këtë gjendje të ngjashme”, tha Abazi.

Ai tutje ka deklaruar se Qeveria duhet të ketë trajtim të veçantë për tri kategori në Kosovë.

“Unë dua në mënyrë të veçantë të flas në këtë ditë disa çështje me rëndësi jetike. Sigurimi jetësor për policët e Kosovës 14 vite pas pavarësisë është e mangët që ruajtësit e shtetit të vazhdojnë pa sigurim jetësor. Minatorët- shumica nga ta jetojnë me 170 euro edhe sot. Deputetët e 2 korrikut- një numër i tyre jetojnë në kushte të vështira”, ka thënë Abazi.

Lajme të ngjashme