Abazi flet për mesazhe: Kam marrë dhjetëra nga deputetë e aktivistë - NACIONALE

Abazi flet për mesazhe: Kam marrë dhjetëra nga deputetë e aktivistë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka folur në konferencën e jashtëzakonshme për media.

Ai ka thënë se urdhri për shkarkimin e tij nga pozita e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme nga kryeministri Kurti, ka ardhur me qëllim që ta nxisë atë të votojë për rrëzimin e qeverisë.

Abazi është pyetur se a është kontaktuar nga deputetë për paralajmërimin e tij për video e audio-incizime.

Ai ka thënë se ka pranuar dhjetëra mesazhe nga deputetë e aktivistë.

“Kam marrë dhjetëra mesazhe të mos them qindra nga deputetë e aktivistë”, ka thënë ai.

Abazi, tutje ka thënë se nuk do të largohet nga grupi parlamentar dhe nuk ka votë kundër VV-së.

Siç thotë ai, nëse deputetët e VV-së dhe opozitës vendosin që do më shkarkojnë, natyrisht që do ta respektojë këtë vendim.

“Nuk do të largohem nga grupi parlamentar, nuk kam as votë kundër e as dalje nga VV-ja. Nuk kemi asnjë agjentë mbrapa në kuptimin e asaj që do të kemi dalje në parti të tjera, kjo është e kotë. Unë po flas për kualitetin e demokracisë. Kemi dy vite qeverisje, kemi rezultate, kemi probleme me mungesën e konfirmimit të argumentit demokratik dhe parlamentar, nuk është brengosja të shkarkimi im. Nëse deputetët e VV-së dhe opozitës vendosin që do më shkarkojnë, natyrisht që do e respektoj, shkarkimi duhet të vij si rezultat i punës ose mos punës time, jo si pasojë e veprimeve politike. Për mua kjo shtëpi, ky kuvend është i shenjtë, dhe natyrisht vendimin do e respektoj”, ka thënë Abazi.

Lajme të ngjashme