Abazi: Deputetët e LVV-së nuk guxojnë të vijnë në Kuvend, kjo është çmenduri - NACIONALE

Abazi: Deputetët e LVV-së nuk guxojnë të vijnë në Kuvend, kjo është çmenduri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti Haki Abazi në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për skandalet në KEK, ka kritikuar Vetëvendosjen për mospjesëmarrje në seancë.

Ai ka thënë se kur deputetët nuk guxojnë të marrin pjesë në seancë është ide për zhbërje të demokracië.

Më tej, ai ka falënderuar dy deputetet e LDK-së që kaluan në këtë parti nga VV-ja.

“Unë po dua t’i falënderojë publikisht Drita Millakun, Doarsa Kicën e deputetëve tjerë të cilët e kanë kuptu dhe nuk iu kanë nënshtruar diktatit dhe idesë që nuk guxon me debatu në demokraci për çështje të interesit publik. Ky është paradoks. Kjo është çmenduri” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme