AAK: Telashe me energji kishte edhe më parë, por jo reduktime sepse kishte përgjegjësi të vendit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë reaguar pas lajmit të reduktimeve të rrymës.
AAK ka thënë se telashe me energji kishte edhe gjatë qeverisjeve të kaluara, por jo edhe reduktime sepse kishte përgjegjësi në qeverisje të vendit dhe kishte punë përnime.
“Kishte telashe me energji elektrike edhe atëherë, por nuk kishte reduktime sepse kishte përgjegjësi në qeverisje të vendit dhe kishte punë pernime.
Vizitat në KEK ishin të pandërprera, me mesazhe të qarta dhe serioze për mungesë performance në KEK”, thuhet në shkrimin e AAK-së.