AAK: Shtyllat kryesore të ekonomisë jofunksionale - antikushtetutshmëria po bëhet standard qeverisës - NACIONALE

AAK: Shtyllat kryesore të ekonomisë jofunksionale - antikushtetutshmëria po bëhet standard qeverisës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot ka mbajtur konferencë për media, ku kanë folur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Këshillin Prokurorial dhe për gjendjen ekonomike në vend.

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri dhe Fatmir Gashi, udhëheqës i Departmentit pët Ekonomi, kanë folur para gazetarëve, ku kanë listuar problemet që ballafaqohen qytetarët.

Tahiri ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Këshillin Prokurorial vërteton se anti-kushtetutshmëria gjatë kësaj qeverisjeje është bërë e standard qeverisës.

Më tej, ai ka thënë se është e patolerueshme që për çdo vendim Kushtetues të ketë qëndrime politike.

Ndërsa, Fatmir Gashi, udhëheqës i Departmentit pët Ekonomi në AAK, foli rreth mungesës së emërimit të Bordit të Trustit,.

"2 miliardë gjysmë euro të cilat menaxhohen nga Trusti Pensional janë pa mbikëqyrje. Kjo është një papërgjegjësi e madhe nga ana e Qeverisë. Nevojiten reforma në sistem pensional për të bërë liberalizim të shtyllës së dytë. Kjo do ta zvogëlonte mundësinë për humbje në Trust.” – ka thënë Gashi.

"Në vend që të merren masa emergjente për mbrojtje të mirëqenies së qytetarëve, po merren masa për rëndimin e kësaj gjendje. Qytetari po vaŕfërohet çdo ditë e më shumë.” – theksoi ai duke iu referuar rritjes së çmimit të energjisë dhe të tatimit në pronë.

Lajme të ngjashme