AAK për buxhetin e vitit 2024: Është stagnues, me ndarje politike dhe elektorale - NACIONALE

AAK për buxhetin e vitit 2024: Është stagnues, me ndarje politike dhe elektorale

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka nxjerrë dhjetë kritika të ashpra dhe pesë kërkesa për buxhetin e Kosovës për vitin 2024. Mungesa e konsultimit publik, mungesa e sigurisë për zhvillim, planifikimi minimal i projekteve dhe mungesa e financimit të projekteve janë disa nga konkluzionet e kësaj partie për buxhetin e vitit të ardhshëm. AAK gjithashtu ka shtruar pesë kërkesa “konkrete për amandamentim” për buxhetin, në të cilat bën pjesë edhe “trajtimi në Prokurori rasti i 78 milionë eurove të investimeve kapitale”.

Si problematikë të parë në çështjen e buxhetit, AAK ka theksuar mungesën e konsultimit publik me sindikatat dhe mungesa e transparencën, që, sipas tyre, përbën shkelje të ligjit.

“Ky buxhet nuk ka pasur konsultim publik me sindikata, s’ka pasur transparencë dhe rrjedhimisht është shkelje e ligjit. Pra, është ligj që në nisje e shkel procedurën e ligjbërjes që e njeh korniza ligjore e Kosovës” – thuhet aty.

Sipas konkluzioneve të partisë opozitare, buxheti i vitit 2024 është rritur vetëm për 102 milionë euro pasi, sipas tyre, një pjesë e madhe e vlerës është trashëguar nga buxheti i vitit të kaluar.

“Buxheti i vitit 2024 është rritur vetëm për 102 milionë euro, që nënkupton se ky buxhet nuk është me rritje, por me ulje, për shkak se një masë e madhe buxhetore është bartë prej vitit 2023” – thuhet aty.

AAK gjithashtu ka theksuar mes tjerash se buxheti i vitit 2024 “nuk siguron zhvillim dhe është, po ashtu shtyn një eksod masiv”.

“Buxheti i vitit 2024 nuk siguron zhvillim, është stagnues dhe me ndarje politike dhe elektorale”, thuhet ndër të tjera në konkluzionet e kësaj partie.

Nga ana tjetër, kërkesa për ngritjen e koeficientit nga 105 në 129, amandamenti për një vijë buxhetore për dëmet natyrore që mund të vijnë, për kontratën kolektive, dërgimi i Ligjit të Buxhetit në Kushtetuese dhe trajtimin në Prokurori rastin e 78 milionë eurove të investimeve kapitale, janë pesë kërkesat e AAK-së për amandamentim.

Lajme të ngjashme