AAK-ja premton rritje të pagave për punëtorët e arsimit për 50 për qind
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka premtuar rritje të pagave në arsim për 50 për qind.
Kjo është bërë me dije nga grupi i ekspertëve të AAK-së në leminë e Arsimit, i cili sot ka diskutuar disa nga prioritetet që do të përfshihen në Pogramit zgjedhor të AAK-së 2025-2028.
Në njoftimin e AAK-së janë përmendur 14 prioritet.
Njoftimi i AAK-së:
1. Sfidat në sistemin arsimor të Kosovës e determinojnë një reformë thelbësore te këtij sektori;
2. Rritja e buxhetit për Arsim në 6% të GDP-së;
3. Rritja e pagës për punëtorët e arsimit në të gjitha nivelet për 50%;
4. Përmirësimi i infrastruktures fizike duke u përshtatur me kriteret bashkëkohore;
5. Trajtimi në mënyrë të barabartë të universiteve publike dhe private përmes monitorimit të performancës;
6. Profilizimi i institucioneve të arsimit të lartë dhe pavarësimi financiar i tyre;
7. Tekste falas për arsimin parauniversitar;
8. Arsimi gjithëpërfshirës dhe garantimi i kuadrit profesional për fëmijet me nevoja të veçanta;
9. Rregullimi me ligj i arsimit plotësues në diasporë;
10. Negocim i kontratës së re kolektive me sindikatat e arsimit dhe palët tjera të interesit;
11. Trajnimet e vazhdueshme falas për të gjithë mësimdhënësit;
12. Çertifikimi dhe akreditimi i instituteve shkencore dhe krijimi i mundësisë për gjenerimin e të hyrave vetanake;
13. Rritje të sigurisë në shkolla;
14. Mbështetje të programeve për arsimin profesional sipas nevojave të tregut.