AAK i reagon Pecit për objektin: Po na godet kundërligjshëm në vit zgjedhor
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka njoftuar se kontrata me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës është shkëputur përfundimisht, për shkak të mungesës së mirënjohjes dhe korrektësisë në komunikim.
“Me revidimin e kontratës ka qenë edhe mundësi që të rikthejmë rreth 600 metra katrorë dhe me qenë se kemi qenë shumë korret dhe gjeneroz, dhe me qenë se ata kanë pasuar me jomirënjohje dhe jokorrektësi në komunikim me Ministrin e Bujqësisë, sot ne mëngjes Ministria ka marr vendim që përfundimisht të shkëputet tërësisht kontratën me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës”, thotë Peci..
Ndaj kësaj për Nacionalen, kanë reaguar nga AAK.
Nga partia e Haradinajt, janë të bindur se shkëputja e njëanshme e kontrats nga Ministria e Bujqësisë është shfrytëzim i pushtetit nga ana e Ministrit Peci për të goditur AAK-në, kur po hyjmë në vit zgjedhor.
Madje sipas tyre, objekti AAK-së po i merret kundërligjshëm. Saktësisht kundër nenit 6 të kontratës, ku flitet për ndërprerje të njanshme të kontratës.
Pëgjigjja e plotë e AAK-së:
Kerkesa e Pecit bie ndesh me nenin 6 të kontratës për arsye se asnjë nga kushtet e cekura në kontratë për nderprerje të kontratës nuk është permbushur për nderprerje të njëanshme.
Konsiderojme që Peci po përdor autoritetin e tij si ministër për ta goditur politikisht Aleancën, pikërisht kur po hyjmë në vit zgjedhor. Ne duke ndjekur të drejtën tonë sot e kemi pranuar kërkesën nga Ministria e Bujqësisë për ndërprerje të njëanshme të kontratës së lidhur më datë 20.11.2023 për periudhë 3-vjeçare për shfrytëzim të objektit.
Jemi në shqyrtim të kësaj kërkese dhe shumë shpejt do të ju njoftojmë për veprimet e radhës. Sot e kemi pranuar një kërkesë nga Ministria e Bujqësisë për shkëputjen e njëanshme të kontratës së qirasë e cila është nënshkruar më datë 20.11.2023, sipas kushteve të parashtruara nga vetë Ministria.
Jemi në shqyrtim të aspektit juridik të kësaj kërkese dhe shumë shpejt do të ju njoftojmë për veprimet e radhës.
Neni 6 i kësaj kontrate:
