A po lëshon pe Qeveria? Murati: Të gatshëm të bisedojmë për uljen e tatimit në pronë - NACIONALE

A po lëshon pe Qeveria? Murati: Të gatshëm të bisedojmë për uljen e tatimit në pronë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Financave, Hekuran Murati, sot ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur për tatimin në pronë.

Ai në këtë konferencë ka thënë se janë të gatshëm që të mbështesin cilëndo kërkesë që kanë komunat për uljen e tatimit të vitit aktual.

Ne si ministri jemi të gatshëm të mbështesim çfarëdo kërkese që kanë komunat për uljen e tatimit të vitit aktual, qoftë duke shkuar për të gjithë njësoj, qoftë duke marrë një përqindje të rritjes për t’a falur si tatim, në mënyrë që të mos ngarkohen qytetarët”, ka thënë Murati.

Lajme të ngjashme