A po e di VV që Kushtetuesja do të vendos në favor të tyre? I kërkojnë të ngutet “sepse çështja shumë e thjeshtë”
Po dështonte në seri zgjedhja e Albulena Haxhiut në votim të hapur.
Më së shumti deri në 57 duar ishin ngritur në ajr për të. 61 vota s’arriheshin assesi sepse s’kishte shumicë parlamentare.
Pas dhjetëra herë dështimi të hapur, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kundër Rregullores së Kuvendit, ligjeve dhe Kushtetutës – bëri ‘mocion’ në seancë konstitutive – gjë që s’parashihet askund.
Vetëvendosja i ndërroi rregullat e lojës midis lojës dhe synon ‘komision të administrimit të votës së fshehtë’ për Albulena Haxhiun.
Shto dështimet në votim të hapur me atë të mbyllur, Albulena Haxhiu praktikisht ka dështuar (me sot) 34 herë.
Kryesuesi thjesht për nga virtyti i moshës, Avni Dehari, e nis me ‘konstatoj se ka kuorum’ seancën dhe e mbyll pas dy minutash me ‘konstatoj se nuk ka kuorum’ me 100-e-kusur deputetë të pranishëm.
Këtë çështje e ka adresuar AAK-ja në Gjykatë Kushtetuese dhe nga 19 maji sot janë bërë fiks një muaj nga nisja e shqyrtimit.
Ata kanë kontestuar këtë mocion dhe objekt-kërkesë të adresimit e kanë vlerësimin e kushtetuetshmërisë së procesit në duart e Avni Deharit – VV’së i cili, ndonëse e ka atë funksion thjesht nga virtyti i moshës, operon në skritpë të VV-së.
Albulena Haxhiu e Vetëvendosjes shprehet e bindur se Gjykata Kushtetuese do ta rrëzojë kërkesën e AAK-së dhe t’i konfirmojë qëndrmet e VV-së, të cilat i kanë shkruar dhe në komente dërguara GjK-së.
Para gazetarëve tha se GjK është “vonuar shumë...për një çështje kaq të thjeshtë”.
“GjK është vonuar duhet ta themi hapur, sepse nuk ka kuptim që një gjë kaq e thjeshtë të vonohet kaq shumë”, tha ajo.
“Tash çështja është shumë e thjeshtë, ose Gjykata e pranon këtë lëndë – ne besojmë fuqishëm s ene kemi pasur të drejtë, për shkak të aktvendimit të 2014 – ose ta shpall të papranueshme. Duke pasur parasysh praktikat që duke mos pasur një objekt Gjkyata mund ta shpallë të papranueshme këtë lëndë., nuk është në rregull m’u vonu kjo. Është e rëndësishme që sot ose nesër ta kemi vendimin e GjK-së”, tha ajo para gazetarëve
Edhe deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, shprehet mirëbesues se vendimi i GjK-së do të përkojë me atë që si parti i qëndrojnë.
“Ne jemi në proces të pritjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese, vendim i cili do të sqarojë procedurën e votimit në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Meqenëse është iniciuar ky rast në këtë institucion na mbetet neve që ta presim atë vendim në mungesë të reflektimit të deputetëve të opozitës”, ka thënë Abrashi.
Ai ka shprehur habinë e tij për qëndrimin e deputeteve të ish-opozitës, duke harruar përgjegjësinë që ka VV-ja në këtë proces.
“Ky insistim, kjo qëndrueshmëri absurde e partive opozitare është për tu çuditur”, ka thënë ai.
Albin Kurti ditë më parë se tha se “do ta respektojmë” vendimin e Gjykatës Kushtetuese.