"A keni marrë ftesë nga Lajçaku, ka me na ba telashe, instrument i qeverisë": Përplasja e Hotit me guvernatorin e BQK-së - NACIONALE

"A keni marrë ftesë nga Lajçaku, ka me na ba telashe, instrument i qeverisë": Përplasja e Hotit me guvernatorin e BQK-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti është përplasur me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) Ahmet Ismali gjatë mbledhjes së Komisionit për Buxhet. Shkak i kësaj përplasje u bë pjesëmarrja e Ismailit në takim në Bruksel për të diskutuar për dinarin.

Hoti ka kërkuar që Ismali të tregojë se a ka pranuar ftesë nga emisari i BE-së, Mirosllav Lajçak dhe a është në dijeni që sipas një aktvendimi të Gjykatës Kushtetuese, vetëm Qeveria e Kosovës është kompetente për dialog në Bruksel.

Hoti ka BQK nuk është dashur të marrë pjesë në takimin në Bruksel, teksa Ismali ka thënë se takimi ka qenë nivel teknik dhe jo politik.

Më poshtë mund të lexoni debatin mes Hotit dhe Ismailit:

Hoti: A keni marrë ju drejtpërdrejt ftesë nga Lajçaku për të shku në Bruskel dhe për t'u takuar me palën serbe për këtë Rregullore. Në vitin 2019 ka një aktgjykim për të përfaqësur vendin është Qeveria e Kosovës as presidenti s’mundet, e aq më pak një autoritet tjetër. Me çfarë autorizimi keni shku jeni taku me ministrinë e financave (Serbisë)

Ismaili: Jo jo

Hoti: Kush të kërkuar më shku atje

Ismaili: Po doket si me kanë pyetje të gjykatës

Hoti: Jo jo, pyetjet i bëj unë

Ismalili: Pse nuk mundem me u përgjigj qysh du unë mu përgjigj. Jo ftesë BQK-ja nuk ka marrë

Hoti: Nëse s’keni marrë kush ju ka kërkuar?

Ismaili: Neve nuk na është kërkuar. Neve na është dërguar një email që ka ardhë prej Lajçakut nga zyra e kryeministirt, përgjigja jonë ka qenë duhet me shqyrtu pse duhet me shku, pas shqyrtimi kemi thanë po duhet me shku me informu Lajçakun

Hoti: Pra ftesë si ndërmjetës nga Lajçaku nuk keni pas, qeveria e ka forvardu (përcjell) tek ju

Ismaili: Mospjesëmarrja është konsideru si mos me dasht me dhanë zgjidhje pra s’kemi pranu me pas përfaqësues politik në takim… Nëse rregullorja ka qenë e jona, nëse duhet me shku dikush na i dalim vet zot… Na nuk jena për me negociu, s’jena ardhë për këtë punë, në qito konsiderata mujna me fol që s’ka përfaqësues politik, nuk është quajtur takimi i dialogut… Nuk kemi gabu kurgja që ja kemi shpjegu

Hoti: Me ose pavetëdije ju jeni ba pjesë e një procesi, ju jeni taku me përfaqësues të ministrisë së financave

Ismaili: Jo me prezencën e Lajçak jemi taku me ekipin teknik të ministrisë së financave

Hoti: Unë jam i bindur që e ke hap një derë që ka me na ban telashe në vitet e ardhshme… Keni kujdes të kualifikimet, ju jeni i tillë, çka jam unë i tillë… Je ba insturment në këtë maskaradën politike, damit që i ke ba vendit është që ke hap edhe një derë tjetër. Je ba instrument i qeverisë, guvernatori i BQK-së, kurrë s’ka ndodhë.

Kujtojmë se guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili kishte marrë pjesë në një takim të ftuar nga emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Ky takim ishte thirrur pas hyrjes në fuqi të Rregullore për Operacione me Para të Gatshme të BQK-së e në të cilën valuta euro përcaktohej si valutë zyrtare në Kosovë.

Qeveria Kurti nuk kishte pranuar të marrë pjesë në këtë takim.

Lajme të ngjashme