"A ka ardhë koha të vetëmbrohemi?", Berisha i del në mbrojtje deputetes Musliu pas komenteve raciste
Deputeti Hisen Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka dalur në mbrotje të deputetes Musliu pasi komentet fyese ndaj rajonit të Drenicës janë shfaqur sërish. Shumë analistë e quajtën racizëm krahinor, e disa vunë në spikamë paragjykimet kulturore e politike ndaj rajonit që dha shumë për Kosovën.
Ai shfaqi shqetësimin për nivelin e urrejtjes dhe racizmit që po shfaqet në shoqërinë kosovare dhe nevojën për t'u mbrojtur.
Komentet ndaj zonjës Musliu, Berisha i ka quajtur racizëm dhe gjuhë e hapur e urrejtjes ndaj saj.
Reagimi i tij përfundon me pyetjen retorike e Berishës, i cili është deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës: "A ka ardhur koha të vetëmbrohemi?"