“A jeni normalë”: Ilir Deda ka disa pyetje nëse konflikti me Serbinë “ishte në prag të ndezjes” - NACIONALE

“A jeni normalë”: Ilir Deda ka disa pyetje nëse konflikti me Serbinë “ishte në prag të ndezjes”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Opinionisti Ilir Deda ka reaguar lidhur me deklaratat se së fundmi, ka pasur një rrezik për konflik mes Kosovës e Serbisë.

Ai ka pyetur se a ka pasur mbledhje të Këshillit të Sigurisë, a pati biseda me shtetet e mëdha, thirrje për bisedime.

Postimi:

Nëse me të vërtetë paskemi qenë në prag të "ndezjes" me Serbinë, atëherë ku mbeti shteti?

A pat mbledhje të Këshillit të Sigurisë të Kosovës?

A pat takime ndërmjet udhëheqësve institucional e partiak?

A pat biseda me udhëheqës të shteteve të mëdha - Francës, Gjermanisë, Italisë e Britanisë? Me shefin e NATO's?

Apo ndonjë komunikatë publike ku thuhet "... u bisedua për situatën e sigurisë në rajon dhe për nevojën urgjente për depërshkallëzim..."?

Thirrje për bisedime?

Urgjencë e kompromis për konstituim të Kuvendit e Qeverisë?

Apo, të gjithë do të zgjoheshim një mëngjes - pa Kuvend e pa Qeveri - duke e marr vesh se u "ndez" situata me Serbinë!

A jeni normal?

A keni ndonjë përgjegjësi për këtë shtet? A e dini peshën dhe detyrat e funksioneve që i bartni, apo nuk i jepni pesë pare?

Lajme të ngjashme