"A e shave?", "E çova prej tavoline": Molliqaj ndan takimin bash të fundit me Kurtin, dhe USB-në me 'profile'
Kelmendi: I thatë ‘çohu prej tavoline’?
Molliqaj: E kom çu prej tavoline
Kelmendi: E çka tha ai?
Molliqaj: Nuk e lash fare m’e fol.
Kelmendi: I bie se e shatë?
...
Rënien përfundimtare të marrëdhënieve me Albin Kurtin, e rishpjegoi fije-për-pe edhe mbrëmë Dardan Molliqaj, tash kryetar i PSD-së; ku ndau sekuenca të takimit të fundit – formal – pas ndarjes së madhe të fraksionit të vet nga Lëvizja Vetëvendosje më 2018.
Në një takim të fundit ballë-më-ballë, Molliqaj rikujtoi çka-cili-tha për atë që më ishte e pashmangshme: skizma. Në tregimin e tij Albin Kurti më e kishte ndarë mendjen për atë që e merrte për koluzion të ‘heqjes’ së tij nga një grup i veçuar: dhe këtë ia kishte kumtuar në atë takim të fundit.
“Veçse dallimi yt me Shpendin (Ahmetin) është se ai ka marrëveshje me shkrim me tjerë, ti e ke pa shkrim, dhe po e din”, tha Molliqajt t’i ketë thënë Kurti.
Këtu, sipas Molliqajt, u shënua fundi.
“Prej atij momenti i thash: duhesh m’u çu menjëherë prej tavolinës”, tha Molliqaj.
“Dhe kam thanë edhe fjalë tjera që jan të parëndësishme. Dhe i thash që ti s’ke pikë kredibiliteti e as dinjiteti, as kombëtar, as politik, as historik as kurrgjë. Dhe s’e kam lanë me fol më”.
Adriatik Kelmendi e ndërpreu: “I thatë çohu prej tavolinës?”.
“Jo”, tha Molliqaj: E kom çu prej tavoline.
“I bie se e shatë?”
“Jo nuk shaj unë, nuk shaj kurrë në jetë.
“Veç nuk e lash më..Kulmi ishte aty...”.
Shpjegimi pa shkëputje i Molliqajt:
“E fundit ka qenë – për shkëputje – në nëntor kur më ka ftu, folëm, tha ‘nuk po më kupton’ e shqetësimet e kështu, ‘ti po do me më zëvendësu mu’, ‘njerëzit që ty po të flasin e kanë për mem hjekë mu’”.
“ I thash: Në rregull, hajt qe ka mundësi që njerëzit po më flasin qashtu, unë s’pe di këtë punë. Pyetja jeme për ty është: a po mendon ti që unë p’e di dhe po e bej apo thjesht jam naiv? Jo tha, dallimi mes teje dhe Shpendit është që Shpendi ka marrëveshje me shkrim me të tjerët, a ti e ke marrëveshje pa shkrim, dhe po e din”, tregoi Dardan Molliqaj.
USB-ja me profile të anëtarëve të VV-së
Molliqaj ndau edhe një episod interesant me Albin Kurtit – shumë të mëhershëm – në kohën kur marrëdhëniet e tyre ishin në apeks. Kurti, siç tregoi ai, kishte ndarë me të një USB ku në formë të shkruar (digjitale) kishte shkruar profile të “qefeve” e “dobësive” të anëtarëve të VV-së. Në ato profile individuale të anëtarëve ai nënvizonte pika të forta e të dobëta të tyre, sipas Molliqajt.
“Në vitin 2009 – nëse s’gaboj – ma jep mua një USB të profileve që kishte bërë për secilin përveç meje. Pra, për Visarin, Glaukun, Liburin, Frashërin, Zgjimin...dhe ma dha kur filloi të ndërtohet një afërsi shumë e madhe mes meje dhe tij”, tha ai.
Kelmendi: Profilet i kishte shkruar vetë?
“S’ishte najsen problematike për kohën, por kur e mendon në retrospektivë dhe në perspektivë ideologjike është shumë. Kishte shkruar – sikur me thanë – ‘Adriatiku ka dëshirë ecjet në mal, e ka pikë të dobët këtë..’ Pikat e forta dhe të dobëta të secilit”
“Mendoj që m’i pati dhënë mua kur mendonte që edhe une duhet m’e pa njëjtë zhvillim strukturor dhe politik dhe rreziqet që na vinë, m’ei pa ose m’i shtu edhe të miat”.
Kelmendi: Hajt q’e mos të përmendmi emra, por cilësitë negative, çka janë përmendur?
“Dobësi për m’e shku në burg, dobësi për m’e pas qejfe të jetës, përkushtimi ndoshta në familje, përkushtimi i vogël në VV, dëshira, kerre...kryesisht dobës ndërkombëtarët...dobësi teorike, historike”
Kelmendi: Dobësi femnat e bukura?
“Nuk e mbaj mend që ka pas të tillë, nuk po du m’e mohu, por ndoshta edhe ka pas, unë edhe i kam mundem me i rishiku”, përfundoi Molliqaj.