“A di me m’kallxu çka ju kallxova”, “hajgarexhi”: përplasen ashpër Albin Kurti dhe Ganimete Musliu
Një përplasje e ashpër ka ndodhur sot gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës. Në këtë përplasje u përfshinë Albin Kurti, kryeministër i Kosovës dhe Ganimete Musliu, deputete e PDK-së.
Në fakt, zonja Musliu në pyetjet parlamentare përdori disa herë gjuhë më të ashpër, duke theksuar se Kurti po i mashtron qytetarët.
E pas përgjigjës së tij, Kurti ia shtroi një pyetje zonjës Musliu, e cila pyetje kishte përbrenda edhe një lloj ironie.
“A dini me m’kallxu çka ju kallxova?” – ishte pyetja e z. Kurtit.
Musliu iu përgjigj Kurtit, duke e cilësuar atë si “hajgarexhi”, për të cilin term ia tërheqi vërejtjen Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit, duke i thënë se Kurti është kryeminsitër.
“Ky hajgarexhia këtu 40% te elektoratit të tij i ka quajtur analfabetë funksionalë, ky hajgarexhia këtu e ka bo shtetin llugë, nuk i shiten më mashtrimet, nuk i shiten më rrenat, ti je vetëm një hajgarexhi.” - theksoi zonja Musliu.