9 mijë votat e kujt i mori Çeku në balotazh? - NACIONALE

9 mijë votat e kujt i mori Çeku në balotazh?

3 javë më parë

nga NACIONALE

Hajrulla Çeku ka dalur 9 mijë vota më shumë në balotazh, se në rundin e parë.

Pyetja që shtrohet është se votat e kujt i mori Çeku.

Përveç rreth 30 mijë votave që ka pasur Uran Ismaili, të cilat në këtë rast një pjesë mund të jenë ndarë, ose një pjesë e votuesve të mos kenë dalur fare, edhe Bekë Berisha i ka pasur rreth 3 mijë e 300 vota.

Megjithatë, një numër të madh të votave ka pasur Lidhja për Prishtinën.

Ky subjekt në garën për Asamble ka pasur mbi 7 mijë e 400 vota.

Në anën tjetër, Përparim Rama ka dalur rreth 11 mijë vota më shumë se në rundin e parë.

Lajme të ngjashme