8 marsi: Drejtori i RTK-së nga VV-ja dërgon email skandaloz ku uron, kërkon falje dhe për pak sa s'e merr një vendim - NACIONALE

8 marsi: Drejtori i RTK-së nga VV-ja dërgon email skandaloz ku uron, kërkon falje dhe për pak sa s'e merr një vendim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazeta Periskopi e ka publikuar emailin e mëposhtëm e ku shkruhen fjalë që tingëllojnë paksa patetike, të thëna me një gjuhë mjaft të varfër nga ana e drejtorit të televizionit në RTK.

Në këtë email, Rilind Gërvalla që ishte haptas edhe aktivist i VV-së, kërkon që grave në RTK t’u kërkohet falje që “nuk ka patur një vendim të tillë më herët dhe një urim dinjitoz për datën 8 mars”.

Po çfarë vendimi, hej?

Në fakt, Gërvalla flet për një angazhim. Për një përpjekje, që të jemi krejtësisht të saktë. Atëherë pse po kërkohet falje? Ai thotë në email se do të provojë që të marrë pëlqim që më datën 8 mars, të gjitha gratë që punojnë në RTK të kenë ditë të lirë pushimi. E vendimi?

Megjithatë, ka edhe diçka që mund të cilësohet si përparimtare.

Gërvalla thotë se do të përpiqet “gjithashtu që të vendosim si rregull që për të gjitha gratë në ditën e parë të ciklit menstrual të ketë lehtësime, por edhe ditë pushimi.”

Pra, çfarë vendimi o hej?

“Ua uroj 8 marsin që të gjithëve pa dallim gjinie, duke dëshiruar që të jetë kjo një datë, duke dëshiruar që të jetë kjo një datë që të gjithë ne (sidomos burrat) të vetëdijësohemi për barazinë gjinore...” – shkruan z. Gërvalla në emailin e tij skandaloz.

Lajme të ngjashme