54 herë u rrëzua, Albulena Haxhiu tash ftohet nga Kryetari Basha për t'u ulur si Nënkryetare
Albulena Haxhiu e rrëzuar 54 herë si e nominuar për Kryetare të Kuvendit, u ftua nga kryetari i zgjedhur Dimal Basha, për t’u u lur në ulësen e Nënkryetares.
Haxhiu u propozua nga VV si Nënkryetare ndërsa u votua në pako me Nënkryetaren nga PDK dhe Nënkryetarin nga LDK.
Tash ka mbetur edhe zgjedhja e Nënkryetarëve të Kuvendit nga radhët e pakicave, atyre serbë dhe jo serbë.
Votimi u përcaktua nga Vetëvendosje që mes komuniteteve të jetë votim i ndarë.