52 votat e djeshme: Murati thotë se kjo s’e tregon mbështetjen për Qeverinë
Raporti i Komisionit për verifikimin e mandatave mori vetëm 52 vota nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, vetëm me ata të Lëvizjes Vetëvendosje, Nismës Socialdemokrate dhe Emilija Rexhepin që e votuan.
Megjithatë, sipas deputetit Hekuran Murati kjo nuk tregon mbështetjen ndaj Qeverisë.
“Sa i përket deputetëve të komuniteteve joshumicë, votimi i djeshëm siç e thash nuk paraqet votim për Qeveri, apo votë, apo mbështetje ndaj Qeverisë. Ka qenë votim i procedurës formale, që historiku tregon se të gjithë deputetët e kanë votuar.
Pra, askush nuk e ka menduar që duhet të sigurohemi që të gjithë jenë në sallë” – deklaroi ai.
Theksojmë se në konferencë, Murati mes tjerash është pyetur se si do të marrin pagat këtë muaj, si ministra, apo deputet.
“Pagat do të vazhdojmë t’i marrim si Qeveri në detyrë, derisa kryejmë këtë funksionin, por gjithsesi do t’i shohim praktikat e kaluara që besoj se e reflektojnë të njëjtën”