5 mijë banorë ndihen të tradhtuar - Qysh VV-ja kërkoi vota duke i’u premtuar kthimin e pronave - NACIONALE

5 mijë banorë ndihen të tradhtuar - Qysh VV-ja kërkoi vota duke i’u premtuar kthimin e pronave

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Hazir Hoxha, Kryetar i Këshillit Inicues për kthimin e pronave të “Dubravës”, që përfaqëon rreth 5 mijë banorë, të premtën e javës që lamë pas për Nacionale tregoi problemin që e kanë.

E këta banorë kishin problem me disa toka, e po bëhet fjalë për hiç më pak se rreth 375 hekterë.

Hoxha, thotë se posedojnë dokumente të mjaftueshme që vërtetojnë se janë pronarë të asaj zone kadastrale.

Hazir Hoxha na tregoi se si Lëvizja Vetëvendosje, ku e përmend më saktësisht deputeten Fitore Pacolli e Kryparlamentarin Glauk Konjufca kanë shkuar në Bellanicë në kohë fushate edhe kanë kërkuar vota me premtimin se do ta zgjedhin problemin e këtyre tokave.

“Na votoni neve, si ta fitojmë kemi me ngajtë pas këtyre pronave”.

Ky rast është duke u trajtuar edhe në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, por sipas Hoxhajt, “kjo aktakuzë është bërë për të dështuar”.

Ai i thekson se ka përcjellur në vazhdimësi seancat e këtij procesi. E për dëshmitarët thotë se dyshon se janë të “manipuluar të shantazhuar, të korruptuar ose edhe janë të lidhur me grupe të interesit”.

Një ndër dëshmitarët e kërij procesi është edhe Alban Krasniqi, bashkëshorti i Ministres së Drejtësië Albulena Haxhiu, e Hazir Hoxha për të thotë se nuk e thotë të vërtetën, është i pasaktë.

Nacionale kontaktoi Pacollin, Konjufcën e Krasniqin për të marrë përgjigje edhe nga ana e tyre...

VIDEO:

Lajme të ngjashme