47 liderë shtetesh bëhen bashkë në Tiranë: Shqipëria sot kryeqendër e Samitit të komunitetit politik evropian - NACIONALE

47 liderë shtetesh bëhen bashkë në Tiranë: Shqipëria sot kryeqendër e Samitit të komunitetit politik evropian

1 vit më parë

nga NACIONALE

E premtja e kthen Tiranën në kryeqendër të Evropës.

Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian do të mbahet në Tiranë.

Atje do të marrin pjesë 47 liderë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë Europa, përfshirë vende të Bashkimit Europian, Ballkanin Perëndimor, si dhe shtete të tjera të kontinentit.

Kjo është hera e parë që një ngjarje e tillë zhvillohet në Ballkanin Perëndimor, duke shënuar një moment historik për Shqipërinë dhe rajonin.

Pjesëmarrësit do të diskutojnë për çështje të sigurisë, konkurrencës ekonomike dhe fuqizimin e rinisë.

Pjesa dërrmuese e pjesëmarrësve do të mbërrijnë që të enjten në Tiranë. I pari mbërriti kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, i cili u takua me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj dhe po zhvillon takim me kryeministrin Edi Rama, ku pritet të firmosen edhe dy marrëveshje.

Më vonë pritet të mbërrijnë, presidentja e Komisionit Europian Ursula Von nder Leyen, presidenti i Këshillit Europian Antonio Kosta dhe përfaqësuesi për politikën e jashtme të BE, Kaja Kallas, të cilët do të marrin pjesë në një darkë informale me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu në kuadër të samitit, do të mbërrijnë sot në Tiranë liderit e shteteve Maqedonisë së Veriut, Andorës, Qipros, Azerbajzanit, Polonisë, Bullgarisë, Malit të Zi, Serbisë, Holandës, Finlandës, Lituanisë dhe Spanjës. Kosova dhe Greqia do të përfaqësohen në nivel presidencial.

Nesër pritet të vijnë liderët e vendeve: Belgjika, Austria, Turqia, Hungaria, Kroaci, Slloveni, Çeki, Sllovaki, Franca dhe Ukraina.

Çfarë pritet të ndodh sot?

“Ky samit nuk ka për qëllim të zëvendësojë ndonjë strukturë, organizatë ose proces ekzistues, por është një forum ku shtetet europiane mund të gjejnë mundësi të tjera për bashkëpunim mbi çështjet më urgjente të kontinentit”, thuhet në njoftim.

Agjenda:

10:00: Mbërritja e delegacioneve

11:15: Ceremonia e hapjes

11:40: Fotografia e përbashkët familjare

11:45: Seanca e parë plenare

13:15: Drekë zyrtare

14:30: Tryeza e dytë tematike

15:30: Takime bilaterale mes Kryeministrave të Delegacioneve

17:30: Seanca plenare e mbylljes

18:45: Konferencë e përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Shqipërisë dhe Kryeministrin e Danimarkës (vendin pritës për samitin e ardhshëm).

Lajme të ngjashme