40 mijë euro mbushje “Vala” për deputetët në vitin 2024, kush shpenzoi më së shumti?
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë pse brengosen kur flasin e shkruajnë me telefonat e tyre.
Për këto shpenzime përkujdeset kompania publike telefonike “Vala”.
Me parat e taksapaguasve, vetëm gjatë vitit 2024, ata kanë shpenzuar rreth 40 mijë euro (38.190 ) mbushje tw kompanisë “Vala”.
Sipas të dhënave zyrtare të Kuvendit, deputetët që ka shpenzuar më se shumti wshtw Enver Hoxhaj.
Ish-nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së ka shpenzuar mbi 1000 euro mbushje.
Kurse, Mimoza Kusari-Lila e VV-së, Besnik Tahiri i AAK-së dhe Arben Gashi i LKD-së kanë shpenzuar nga 720 euro secili.
Shpenzime të mëdha telefonike ka bërë edhe deputeti milioner i VV-së, Valon Ramadani.
Sipas të dhënave që i ka publikua “Interaktiv Talks”, Ramadani i VV-së ka shpenzuar 480 euro mbushje.
Në videon më poshtë mund të shikoni se kush janë deputete që kanë shpenzuar më se paku mbushje telefonike të kompanisë “Vala”.