30 ditë paraburgim të dyshuarit për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit
Jovan Viçentieviqit, të dyshuarit për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit mbrëmjen e së premtes, i është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
“EO” raporton se ai ka dalë pak më herët nga objekti i Gjykatës.
Nacionale ndërkohë ka siguruar pamjet nga momenti kur ai është dërguar në Gjykatë, të cilat mund t’i ndiqni më poshtë.
Ndryshe, për arrestimin e tij, policia njoftoi:
“Në vazhdimësi të hetimeve lidhur me rastin e sulmit terrorist ndaj infrastrukturës kritike, por edhe rasteve paraprake, nga njësitë relevante hetimore, në bashkëpunim edhe me njësitë tjera policore, me datën 01/12/2024 në orët e mbrëmjes, është arrestuar edhe një i dyshuar (J.V.), nën dyshimin që mund të ketë patur rol të rëndësishëm në kuadër të grupit përgjegjës për rastin e sulmit terrorist ndaj infrastrukturës kritike”.