289 kadetët të rinj të Policisë së Kosovës nënshkruajnë kontratat e punës
Policia e Kosovës ka njoftuar se kadetët e gjeneratës së 62-të kanë nënshkruar sot kontratat e punës.
Sipas njoftimit, nënshkrimi i kontratave u bë pas përfundimit të të gjitha fazave të testimit.
“Me datën 4 prill 2025, në ambientet e Policisë së Kosovës, pas përfundimit të të gjitha fazave të testimeve, u bë nënshkrimi i kontratave për marrëdhënie pune për kadetë policorë, respektivisht për gjeneratën e 62-të të PK-së.
Kjo gjeneratë pritet që trajnimin themelor ta fillojë me datën 07.04.2025 në përbërje prej gjithsej 289 kadetë policorë, duke përfshirë diversitetin multietnik.” – thuhet në njoftim.