25-vjetori i Epopesë së UÇK-së: Osmani dhe Kurti sot bëjnë homazhe në Prekaz
Në Kosovë po shënohet 25-vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Me rastin e shënimit të 25-vjetorit, kryeministri Albin Kurti, bashkë me presidenten, Vjosa Osmani, sot do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Homazhet e tyre do të bëhen sot me fillim nga ora 10:00.
Ndërkaq me fillim nga ora 12:00, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë solmne.
Presidentja e vendit Vjosa Osmani pritet të mbajë një fjalim gjatë kësaj seancë.
“Në orën 12:00, Presidentja Osmani merr pjesë dhe mban fjalim në Seancën Solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së.” – thuhet në njoftim.
Gjithashtu edhe kryeministri, Albin Kurti pritet të marrë pjesë në seancën solmene të 25 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
