Ish-zëdhënësi i NATO-s për planin evropian: Ndihmon në normalizimin e plotë të raporteve, mungon nënshkrimi i Vuçiqit
Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea, ka vlerësuar marrëveshjen rreth propozimin evropian mes Kosovës dhe Serbisë si një hap përpara të rëndësishëm për të dy vendet.
Në një prononcim për TëVë1, ai theksoi se kjo marrëveshje do të sigurojë respektimin reciprok të dokumenteve, simboleve kombëtare dhe integritetit territorial midis dy vendeve.
Shea vuri në dukje se e drejta për vetëvendosje, në veçanti për Kosovën, është një element shumë i rëndësishëm i marrëveshjes. Ai gjithashtu theksoi se bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve do të ndihmojë në normalizimin e plotë të raporteve mes tyre.
Megjithatë, Shea theksoi se mungon akoma nënshkrimi i Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
“Unë mendoj se është një marrëveshje shumë e mirë për të dyja palët për të ecur para. Shtetet do të respektojnë në mënyrë reciproke dokumentet, simbolet kombëtare, dhe integritetin territorial. Një tjetër element shumë i rëndësishëm i kësaj marrëveshje është e drejta për vetëvendosje, kjo pikë veçanërisht është shumë e rëndësishme për Kosovën. Edhe në aspektin ekonomik parashihet që Kosova dhe Serbia të ndërveprojnë në fusha të ndryshme, dhe kjo ndihmon në normalizimin e plotë të raporteve mes palëve. Pra është progres i jashtëzakonshëm, edhe pse akoma mungon një nënshkrim nga Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.” - ka thënë ai.