24 vjet nga fundi i Serbisë në Kosovë
Sot bëhen 24 vjet nga koha kur forcat kriminale serbe u tërhoqën nga Kosova. Datë e cila shënon edhe fundin e Serbisë në Kosovë.
Ushtria serbe është dorëzuar nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare në tokë dhe bombardimeve të NATO-së që e kanë detyruar të nënshkruajë marrëveshjen e kapitullimit më 9 qershor të vitit 1999 në Kumanovë.
Marrëveshja është nënshkruar nga Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, i akuzuari i Hagës për krime lufte dhe gjenocid në Kosovë.
Kurse, 12 qershori i vitit 1999 do të shënonte çlirimin përfundimtar të Kosovës.