21 DITË: Nuk ka vendim për sulmin e RTK-së ndaj Nacionales
Kemi hyrë në ditën e 21-të që prej Radiotelevizoni i Kosovës (RTK) transmetoi lajmin skandaloz kundër Nacionales dhe Periskopit. Deri më sot, masat ndëshkuese të paralajmëruar nga Bordi i RTK-së, ende nuk janë marrë anipse është përfunduar raportit nga komisioni që ishtë formuar për këtë sulm dhe tashmë dihet se kush është përgjegjës për këtë skandal.
Në faqen e RTK-së në internet, akoma nuk është publikuar raportit përfundimtar i komisionit që ishte formuar për të gjetur fajtorët për raportimin skandaloz të RTK-së në lajme qendore dhe në ueb-portalin e tyre.
Veçse kanë filluar thirrjet që raportit të publikohet sa më parë dhe të merren masa ndaj atyre që kishin përgjegjësi në transemtimin e lajmit të paverifikuar nga një gazetë boshnjake.
Juristja e medias, Flutura Kusari deklaroi se sipas informacioneve që ka marrë, raporti tashmë është dorëzuar.
Ndërkohë, sipas burimeve të Nacionales, komisioni ka konstatuar se në portalin e RTK-së ka pasur editime dhe modifikime, ku janë hequr emrat e dy mediave për të cilat kishte akuza të rënda.
Ndërkohë, Nacionale publiko edhe bisedat në të cilat kërkohej që të mos bëhen reagime në mënyrë që të harrohet skandali.
E ndoshta mosreagimi i Bordit po çon në rrugën që skandali të harrohet e të kalohet në heshtje.
RTK në ueb-faqen e tyre, si dhe në edicionin e lajmeve qëndrore, transmetoi një lajm nga një portal boshnjak, duke pretenduar se dy media të Kosovës financohen nga Serbia, pra e kishin fjalën për Nacionalen dhe Periskopin.
Artikulli në portalin e RTK-së përmendte me emër mediat, e më pas u editua dhe emrat u larguan. Kurse, në lajmet qendrore u dha jehonë se si dy portale paguhen nga presidenti i Serbisë.
Bordit i RTK-së, u mblodh për këtë çështje dhe premtuan që do të ketë masa, ndërsa punën po vazhdon pa pengesë drejtori i televizoni dhe anëtari i VV-së, Rilind Gërvalla, i cili në çdo mënyrë ka mbrojtur raportimin e RTK-së.
Në anën tjetër, brenda RTK-së pati reagime të shumta, pasi disa redaktorë e gazetarë u distancuan nga raportimi i rremë. Gjithashtu dorëheqje dha U.D Drejtoresha, Zana Spahiu, reagoi redaktori i edicionit, Jeton Musliu e per raportimin nuk tha asgjë u.d kryeredaktorja e RTK-së, Leonora Bërbatovci.
Pas publikimit të lajmit skandaloz, RTK-ja është kritikuar me të madhe nga organizata të huaja e vendore, nga gazetarë e analistë të cilët thonë se RTK-ja është e kapur nga pushtetit.
Organizatat joqeveritare dhe aktivistët kanë kërkuar dorëheqjen e Bordit të RTK-së pas raportimit skandaloz për mungesë të pavarësisë dhe profesionalizmit në ushtrimin e mandatit të tyre.
Gjithashtu, edhe organizata ndërkombëtare “Safe Journalist” ka reaguar ashpër pas sulmeve nga pushteti ndaj Nacionale dhe Periskopit.
Ky raportim i RTK-së ishte i pari në të cilin pushteti i VV-së përmes ndërhyrjeve sulmonte mediat kritike ndaj punës së Qeverisë Kurti.
Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që RTK-ja të sulmojë mediat në raportimet e tyre.
Mbetet të shihet se çfarë do të thuhet në raportin e komisionit të formuar për këtë çështje dhe gjithashtu mbetet të shihet se çfarë masa do të marrë zëvendësdrejtori i përgjithshëm, Ardian Krasta.