‘Kosova humbi 200 mijë banorë 4 vitet e fundit’: Selimi pyet ‘kush ishte në pushtet gjatë kësaj kohe’ - NACIONALE

‘Kosova humbi 200 mijë banorë 4 vitet e fundit’: Selimi pyet ‘kush ishte në pushtet gjatë kësaj kohe’

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryediplomati Petrit Selimi ka reaguar pas publikimit të statistikave të ASK-së rreth numrit të banorëve në Kosovë.

Ai ka bërë një krahasim mes personave që janë larguar nga vendi prej vitit 2011 deri në 2019, dhe në katër vitet e fundit.

Në fund, ai ka pyetur se “kush ka qenë në pushtet këto katër vite”?

“Sipas statistikave zyrtare të ASK-së, Kosova ka humbur rreth 30 mijë banorë nga viti 2011 deri në 2019. Katër vitet e fundit, Kosova ka humbur edhe 200 mijë banorë. Hmm. Kush ka qenë në pushtet këto katër vitet e fundit?” – ka shkruar Selimi në “X”.

Sipas statistikave preleminare të ASK-së, që i prezantoi ushtruesi i detyrës së drejtorit të ASK-së, Avni Kastrati, Kosova ka 1 milion e 586 mijë 659 banorë. Në bazë të regjistrimit të vitit 2011, Kosova kishte 1 milionë e 739 mijë banorë.

Lajme të ngjashme