20 videot më interesante nga Kuvendi sot
57 vota pro Albulena Haxhiut – prej seancës kur u propozua për herë të parë për kryeparlamentare – deri sot.
Partia Lëvizja Vetëvendosje nuk po lëviz nga propozimi i Albulena Haxhiut për postin e kryetares së Kuvendit ndërkohë që partitë e deridjeshme opozitare, nuk kanë ndërruar mendje kundër Haxhiut.
Kjo bëri që të përsëritet ajo që tashmë duket si ‘cirk’ në Kuvendin e Kosovës, ku monotonia e mbledhjes afro 10 minutëshe – në të cilën kryesuesi Avni Dehari e fton përfaqësuesin e VV-së Glauk Konjufcën që ta lexojë propozimin për kryetar Kuvendi, dhe mandej 57 vota për, e me krejt votat tjera kundër dhe abstenime, Haxhiu s’po arrin të zgjidhet kryeparlamentare.
Vetëm një ide, përtej gjithë kësaj monotie, po merr hov – të paktën në deklaratat e deputetëve, ajo e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.
Në këto 20 video, nga shumë të tjera të realizuara sot në Kuvend, mund të ndiqni disa prej deklaratave kryesore;
1.Thirrja e çuditshme e Donika Gërvallës për qytetarët
2.‘Di diçka, por jo detaje’: Faton Peci në pyetjen nëse Kurti i ka ofruar ministri Duda Baljes
3.Opozita me taktizime të panevojshme – thotë Hekuran Murati
4.Albulena Haxhiu: Nuk po flas se po më thonë përçarëse
5.Memli Krasniqi shkurt: S’ka kurgjo të re
6.Çele guri gojën: Kurti asnjë fjalë, dje të paktën e komentoi motin
7.Xhelal Sveçlës s'i vjen mirë për pyetjen e zakonshme që po ia bën ky gazetar
8.Çitaku: VV duhet ta zhbllokojë situatën, jo PDK-ja
9.Limaj: Abstenim - qëndrimi dhe votimi ynë për Albulena Haxhiun
10.Haradinaj: Nuk ka ndryshim as në kandidaturë as në qëndrimet e partive të opozitës
11.Momenti kur përsëritet “cirku” në Kuvend
12.Fatmir Limaj: Vetëvendosja nuk i ka votat
13.Dëshira e madhe e Pecit për ta rritur Vetëvendosjen: Nga 42% shkon në 47%
14.Rizvanolli i shmanget pyetjes rreth shkarkimit të Evetar Zeqirit të KOSTT-it
15.Me vepra penale ishin në liri. Pse? - Xhelal Sveçla përgjigjet për arrestimet e sotme në Kaçanik
16.Donika Gërvalla: Si në jetën private - si në jetën publike, kush voton kundër e bllokon procesin
17.Bekë Berisha: E kisha votu Fitore Pacollin, edhe pse i ka do problem me mexha
18.Dhamë full përkrahje VV-së në Prizren, e votuam Qeverinë Kurti II –s’na thanë as ‘faleminderit’
19.Krasniqi: Albin Kurti e ka marrë peng shtetin e Kosovës sepse nuk i ka numrat
20. Mimoza Kusari: 30 ditë pas certifikimit zgjedhor është e paraparë të konstitutohet Kuvendi
LEXO EDHE: