LIVE | Lajmi i fundit: Asnjë prej të aksidentuarve nga aksidenti në Klinë nuk është në rrezik për jetë
"Sot rreth orës 19:05, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodh në fshtin Grabanicë-Klinë, në këtë aksident kanë qenë të involvuara 4 vetura dhe si pasojë e këtij aksidenti 18 persona kanë pësuar lendime trupore, të lënduarit janë dërguar me autoambulancë dhe me vetura private në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor", tha Fadil Gashi për Nacionalen.