17 videot më interesante nga Kuvendi sot
Kuvendi është mbledhur për herën e nëntë në ‘provën’ e konstituimit – dhe mes tyre – u bënë shtatë herë që Albulena Haxhiu nuk kalon në postin e kryeparlamentares.
Janë dy zhvillime të reja, që karakterizojnë të enjten e 1 majit 2025: takimi i kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti me kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi si dhe ‘manovra’ e re e VV-së në Kuvend - kërkesa për votim të fshehtë për Albulena Haxhiun.
Kur jemi te emri i Albulena Haxhiut, dy prej partive më të mëdha që ishin në opozitë, PDK dhe LDK, pasi përfundoi ky vazhdim seance, deklaruan se ‘nëse shkojmë në zgjedhje – qytetarët duhet ta dinë se po shkojmë për Albulena Haxhiun’.
S’po shkojmë për rrymën, as për ngritjen e çmimeve - thonë.
Këtu i keni të përmbledhura 17 videot/deklaratat më interesante nga Kuvendi sot;
1.E PAPRECEDENTË: Vetëvendosja kërkon votim të fshehtë për Kryeparlamentarin
2.Memli Krasniqi ka një pyetje për qytetarët që e votuan Vetëvendosjen
3.Hykmete Bajrami: Qytetarët ta dinë – po shkojmë drejt zgjedhjeve për Albulena Haxhiun
4.Kusari: Ata kanë frikë se mund t’ju ndodhë diçka që nuk e kanë në kontroll
5.Limaj: Po më pyesni pse nuk të ka thirrë Kurti në dasëm
6.Qe deklarata e plotë e Faton Pecit që e 'solli' Gani Gecin në oborrin e Kuvendit
7.Haziri: Kjo ndërhyrje është me ble kohë, me gërry kohë - kjo e thellon krizën
8.Gani Geci shkon në oborr të Kuvendit: Nuk i kam çu SMS kurrë Faton Pecit për bashkëpunim
9.Limaj: Jam i gatshëm t’i zgjeroj bisedimet
10.“Zdravo Mimoza”: Kundërshtim i ashpër nga PDK, LDK e AAK për votimin e fshehtë që propozoi VV-ja
11.Duda Balje: Nuk e votojmë Albulena Haxhiun
13.‘Çfarë hajvanash’: A ia përmendi Memli Krasniqi shprehjen famkeqe Kurtit në takim?
15. Murati: Do të duhej të ishte pushim sot, por jemi këtu sepse e kërkon Rregullorja e Kuvendit
16.Agim Bahtiri: Shpresoj që PDK reflekton pozitivisht
17.Bajqinovci akuza të rënda LDK-së: S’kanë kriter të takohen me Porfirijen, kanë me Kurtin