16 videot më interesante nga Kuvendi sot
Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, është ndërprerë sërish – për t’u rikthyer të shtunën, më 19 prill 2025, në orën 12:00.
Deputetët e zgjedhur të Kuvendit, nuk janë marrë vesh sërish në çështjen e kontestueshme që prej fillimit të seancës, shkeljen ligjore që opozita thotë se Kurti po e bën duke mos u dorëhequr nga detyra.
Në seancën e sotme, kryesuesi i saj, Avni Dehari, në fillim – ftoi përfaqësuesit e partive politike për ‘një konsultë’ për shkak të siç tha ai ‘situatës së paprecedentë të krijuar shkaku i sjelljes së opozitës në fillim të seancës konstituive që u mbajt dy ditë më parë’.
Para se të fillonte seanca, përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, shkuan në oborrin e Kuvendit, ku prisnin deputetët e ri dhe ua jepnin nga një letër që e quajtën ‘Betimi për Drejtësi’ – përmes së cilës, iu kërkuan nënshkrime deputetetëve, me zotimin se do të angazhohen për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.
Në këtë aritkull, po i sjellim të gjitha video-raportimet e Nacionales nga dita e sotme, prej Kuvendit.
2. Donika Gërvalla nuk tregon nëse i kanë votat, përfaqësuesit e OVL e UÇK-së i dalin përpara
3.Lumir Abdixhiku: Nuk kemi ndryshuar qëndrimin për mandatet, s’mund ta shkelim Kushtetutën
4.Kurti nuk ndalet hiç te gazetarët, nuk përgjigjet për kurrgjë
5.Limaj: Shpresojmë që sot konstituohet Kuvendi
6.“Me gjujtë gaz a çka me ba” – Haradinaj dhe Zemaj i reagojnë Avni Deharit kur ai i fton partitë
7. Hykmete Bajrami: S’diskutuam, Dehari s’ka mandat të na ftojë në konsulta si kryesues i seancës
8. Haxhiu: E habitshme ta dëgjosh se çka po kërkon LDK, e befasishme ta dëgjosh çka po kërkon PDK
9. Time Kadrijaj tregon se çka kundërshtuan në takim te Avni Dehari
10. Arben Gashi: S'kom dashtë me kanë shef i grupit parlamentar të LDK-së
11.Bekë Berisha: Deri qitash jemi tuj lujtë mas golle, s'kemi hi në fushë hala
(...pas ndërprerjes së seancës)
12. Fatmir Limaj: Besoj që kjo do të kryhet, besoj që të gjithëve ju vjen zëri i arsyes
13. Ku janë numrat? Kurti asnjë fjalë për gazetarët
14. Mimoza Kusari - opozitës: Padituri sistematike, gabime të vazhdueshme
15. Abdixhiku: Qytetarët e kanë të qartë, e dinë se kush janë bllokuesit e seancës konstituive
16. Memli Krasniqi: Qe skenari se qysh duhej të zhvillohej seanca sot