“16 copa kam me ja njehë, rafall”: Vazhdojnë kërcënimet ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka publikuar edhe një reagim në lidhje me kërcënimet ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi.
Kërcënimet vijnë sërish nga i njëjti person.
AGK-ja ka shkruar se është e alarmuar për këtë çështje, ndërsa ka kërkuar nga Policia e Kosovës reagim.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i alarmuar me kërcënimet me jetë ndaj kolegut, Vullnet Krasniqi.
AGK-ja, ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të njoftohet për veprimet që i ka ndërmarrë pas paraqitjes së rastit nga Krasniqi, dhe nëse ka përparime në lokalizimin e individit që po kërcënon, nëse ai gjendet në territorin e Kosovës” – shkruhet në reagimin e AGK-së.