15 HERË: Edhe sot, era dështim
Besoni ose jo, sot bëhen 15 herë që kur ka nisur mbajtja e seancave konstituive të Kuvendit.
Të gjitha, kanë dështuar.
Partitë politike nuk heqin dorë nga qëndrimet e tyre.
VV-ja në njërën anë me emrin e Albulena Haxhiut, e opozita kundërshton këtë emër, dhe kërkon një kandidat tjetër.
Së fundmi, AAK-ja e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese çështjen e votimit të fshehtë.
Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë bërë të ditur se nuk heqin dorë nga emri i Albulena Haxhiut, si e propozuar për këtë pozitë. Sinjale po ashtu nuk ka se do të hiqet dorë nga propozimi për ndryshimin e formës së votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit.
E propozuara për këtë pozitë, Albulena Haxhiu, në asnjë nga votimet s’ka arritur të marrë mbi 57 vota. Madje, votimi i fshehtë në seancën e fundit pati 54 vota. Për t’u zgjedhur i nevojiten 61.
Ngërçi i madh në vend ka bërë që ambasadorët e QUINT-it t’i shkojnë deputetit Albin Kurti në Zyrën e Kryeministrit.
Nga ç’kupton Nacionale natyra e takimit kishte të bënte me brengat e diplomatëve ndaj situatës politike në vend.
Tashmë katërmbëdhjetë seanca konstitutive kanë dështuar me Vetëvendosjen e cila s’ka shumicë të thjeshtë parlamentare ose marrëveshje politike për të kaluar përzgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
“Ambasadorët i kanë ngrerë shqetësimet për vonesat në formimin e institucioneve funksionale”, ka thënë një burim për Nacionalen pas përfndimit të takimit të Kurtit me ambasadorët.
Nesër vazhdon tentimi i pesëmbëdhjetë – pa ndryshuar asgjë – për zgjedhjen e Albulena Haxhiut si Kryetare e Kuvendit të Kosovës, kandidaturë për të cilën ajo nuk i ka votat.
Partitë politike ish-opozitare kanë kërkuar ndërrimin e saj si kandidaturë në një kandidat tjetër më përbashkues.
Tashmë Vetëvendosja ka ndërruar parametrat e lojës - arbitrarisht - duke e kthyer në votim të fshehtë: metodë kjo e cila po ashtu nuk po i kalon.
Vetëm 54 vota po arrijnë të mblidhen për Albulena Haxhiun, nominim ky i cili nuk gëzon mbështetje të deputetëve të zgjedhur.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot veçse e ka kontestuar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e votmit të fshehtë.
Kryesuesi i seancës konstitutive, thjesht për nga virtyti i moshës, Avni Dehari, ka tejkaluar kompetencat dhe skenarin zyrtar të seancës konstitutive duke mos e hedhur ë votim të hapur pas ndërrimi arbitrat në propozim për votim komisioni për votim të fshehtë.
Albin Kurt në anën tjetër ka betonizuar qëndrimin se Albulena Haxhiu, anipse nuk i ka votat, nuk do të ndërrohet si emër.
Presidentja Osmani i ka ftuar partitë për takim për të enjten.