“100-vjeqarja nga Fushë Kosova, qysh do me votu?”: Vota me asistencë përplas sërish zyrtarët e PDK-së dhe VV-së në KQZ - NACIONALE

“100-vjeqarja nga Fushë Kosova, qysh do me votu?”: Vota me asistencë përplas sërish zyrtarët e PDK-së dhe VV-së në KQZ

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Votomi me asistencë sërish ka përplasur zyrtarët e PDK-së dhe VV-së në KQZ.

Pas konferencës për media të kryetarit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, anëtarët e PDK-së dhe VV-së në KQZ kanë polemizuar në distancë.

Anëtari i PDK-së në KQZ, Arinit Elshani, ka përmendur një rast konkret në Fushë Kosovë, duke thënë se të moshuarve duhet të iu tregojë dikush si të votohet.

100-vjeqare nga Fushë Kosova, qysh do me votu një 100-vjeçare? Duhet me shku me i tregu qetu dhe qetu”, ka thënë ai.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar anëtari i VV-së në KQZ, Alban Krasniqi.

Ai ka treguar se kush mund t`i ndihmojë të tillët.

Dhënësi i fletvotimit duhet me i kallxu, askush tjetër”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të ngjashme