DORËHEQJE - Shumica absolute e lexuesve të Nacionales në Viber kërkojnë largimin e Liburn Aliut - NACIONALE

DORËHEQJE - Shumica absolute e lexuesve të Nacionales në Viber kërkojnë largimin e Liburn Aliut

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dje u bë i njohur skandali i madh ku përfshihen “jaranat” e Liburn Aliut, ministër i Ministrisë së Infrastrukturës. E një ditë pas publikimit të përgjimeve autentike në emisionin “Ditari i Buzhalës”, Prokuroria e shtetit ka konfirmuar se ka nisur hetimet për aferën korruptive në këtë ministri. Por, lexuesit e Nacionales, votuan në një sondazh të organizuar nga gazeta në grupin e Viber-it, në shumicë kërkuan dorëheqjen e Aliut nga posti i ministrit.

Nacionale një ditë pas publikimit të aferës, shtroi një pyetje në grupin e Vibert.

A duhet të shkarkohet/dorëhiqet Liburn Aliu, që t’i hapë rrugë hetimeve të pavarura?”, ishte pyetja që mbi 13 mijë anëtarët e grupit të Nacionales patën mundësi t’i përgjigjeshin.

Saktësisht 96% e pjesëmarrësve në sondazhin e Nacionales, votuan në favor të shkarkimt të Aliut nga udhëheqja e Ministrisë së Infrastrukturës.

Mbi një mijë persona votuan që Aliut duhet t’i hapë rrugë hetimeve të pavarura duke u dorëhequr apo shkarkuar nga Albin Kurti, shefi i tij në Qeveri e parti.

Vetëm 3% e lexuesve të Nacionales, e përkrahën Aliun, duke votuar negativisht në pyetjen e shtruar.

Por, duket se Aliu i ka punët mirë në përkrahje brenda partisë së tij e në Qeverinë e udhëhequr nga Kurti.

Shumë anëtarë të Qeverisë e të Lëvizjes Vetëvendosje i dolën në krah Aliut e këshilltarit të tij, Florent Ramqaj, dajtë e të cilit u zunë në përgjimet e publikuara nga Nacionale.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ishte ndër të parët që u deklarua për këtë çështje, duke thënë se nuk ka asnjë fakt në përgjimet e publikuara.

E pash videon, të cilës i mungonin faktet, por kishte me bollëk interpretime. Ndoshta është përpjekja për të krijuar një Pronto 2 por kjo nuk ndodh me Qeverinë Kurti. Nëse ka diçka që është e pakontestueshme është fakti që kjo qeveri nuk ka korrupsion”, tha Kryeziu.

E gjatë ditës kanë reaguar edhe shumë deputetë të VV-së.

Salih Zyba u pa i vendosur në mbështetje ndaj Liburn Aliut, duke dhënë një gjykim moralist se i pari i Infrastrukturës nuk ‘shantazhohet’.

I vetmi element që nuk mohohet apo dëshmohet mund të jetë afërsia familjare më këdo që është bërë fjale, ajo nuk mund të mohohet se është diçka biologjike dhe e natyrshme. A secili trillim në emër të asaj lidhje që thash fillon me ministrin shkon te këshilltari dhe përfundon te një zyrtar që është nëpunës civil dhe që ka për detyrë me mbikëqyr një kontratë. Secili shikues apo dëgjues i këtij komentimi e ka parasysh që ka qenë një përpjekje e dështuar për të shantazhuar këdo qoftë”, tha Zyba në emsionin “Ditari” në Tëvë1.

Një reagim gati të ngjashëm e ka bërë edhe deputeti tjetër i VV-së, Adnan Rrustemi.

Abuzuesit e profiterët e djeshëm, po sulmojnë në pikën tonë më të fortë. Shumë kanë provuar me godit pikërisht tek qëndrueshmëria jonë. Po, fizika na mëson çfarë ndodh kur forca goditëse është më e dobët se vendi ku jipet goditja. Siç thotë populli "të kthehet ftyrës".Ne jemi të qëndrueshëm ndaj çdo shantazhi dhe tundimi. Jo pse jemi të veçantë por bash pse jemi identikë si njerëzit e ndershëm të këtij vendi”, ka shkruar Rrustemi.

Edhe ministra, deputetë e zyrtarë të tjerë të Qeverisë e VV-së u panë të ofrojnë përkrahje për Aliun, duke e pëlqyer statusin e Ramqajt, ku mohoheshin përgjimet.

Por, vite më parë, VV ishte krejt ndryshe. Ata çdo herë ishin kundër korrupsionit, duke kërkuar madje edhe dorëheqjen e ish-kreut të Kuvendit, Kadri Veseli.

Sa ishte në opozitë, kjo parti kishte krejt qasje tjetër ndaj skandaleve të korrupsionit. Në çdo skandal që nxirrnin mediat e që të përfshiheshin ishin zyrtarët shtetëror, LV-ja lëshonte komunikatë për medie dhe kërkonte dorëheqjen e atyre zyrtarëve.

Njëjtë kishte vepruar edhe para tri viteve, kur mediat nxorën një video-incizim të disa fajdexhinjve, të cilët përmendnin emrin e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.

Reagimi i LV-së ndaj kësaj partie ishte shumë i shpejtë. Në komunikatën e lëshua në maj të vitit 2019, të cilën e posedon gazeta Nacionale, kjo parti kërkonte dorëheqjen e Kadri Veselit nga pozita e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Në videon që doli në media, në emër të Kadri Veselit kërkohet para e paligjshme, si haraç a si fajde, nga anëtarë organizatash kriminale. E reagimi i kryetarit të Kuvendit ishte, për të thënë të paktën, frikacak: ai tha se po të vërtetohet se është pjesë e këtij rasti kriminal do të japë dorëheqje. Gjithë Kosova e gjithë bota e di se po të vërtetohet që Veseli është pjesë e rastit kriminal, nuk shkon në dorëheqje por drejt e në burg. Dorëheqja është akt moral, që bëhet për t’i hapur rrugë hetimeve. Pra, kur emrin ta përmendin si kërcënim për fajde, duhet të jetë dorëheqja para hetimeve, e jo hetimet para dorëheqjes”, ishte thënë në komunikatën e LV-së.

Lajme të ngjashme