Obsesioni i drenicasëve me jetu në Fushë Kosovë dhe vdekja klinike e jetës së natës në Prishtinë - NACIONALE

Obsesioni i drenicasëve me jetu në Fushë Kosovë dhe vdekja klinike e jetës së natës në Prishtinë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ky podcast është një prej atyre që nuk bënë ta humbisni. I incizuar në Radio Dukagjini në emisionin “MR G” me Valon Dervishollin dhe Gent Goranin, në orarin e mesnatës, është një bisedë pa cenzurë me redaktorin e Podcast Nacionale, Vullnet Krasniqi.

Biseda është një rikapitulim i vitit 2022 dhe ngjarjeve që kanë kaluar gjatë vitit që po lëmë pas teksa shumë shpejt natyra e bisedës devijon në fusha të ndryshme prej “drenicakëve që kanë okupuar me të madhe Fushë Kosovën duke e braktisur jetën nëpër fshatrat e Drenasit” e deri tek “Gratë gazetare që iu rrezikohet karriera kur bëhen nana dhe burrat analista të përhershëm që flasin për gjithçka.

Biseda eskalon kur kapet tema që flet për atë sesi na kërkohet çdo ditë e më tepër të “respektojmë mendimin e tjetrit” vetëm pse është mendimi i tyre. është një bisedë që ka shumë thumba edhe nëse i merr “gjërat shumë seriozisht” nuk të rekomandohet ta dëgjosh.

Lajme të ngjashme