"Në fillim po u nxejke trupi pak..." - Historia e burrit që la Zvicrën dhe mori 7 plagë duke luftuar - NACIONALE

"Në fillim po u nxejke trupi pak..." - Historia e burrit që la Zvicrën dhe mori 7 plagë duke luftuar

1 vit më parë

nga NACIONALE

“Me 7 qershor ditëlindjen e kam, atë ditë jam fut në Kosovë dhe na kanë prit me batare armësh, dhe e kam festu ditëlindjen në Pashtrik”, kështu nisë rrëfimin e tij Sadik Halitjaha. Historia e tij është një anatomi e të qenit në luftë. Sidomos nëse para saj, ke qenë në Zvicër, në shtetin e vetëm në Evropë që s’ka përjetuar luftë. Si u gjend dhe si mbijetoi me 7 plagë?

“Në fillim po u nxejke trupi pak, ishin krismat e fuqishme me mortaja e mitroleza, për herë të parë përballja me armikun, në atë moment u hoq frika arriti që frika të largohej”, thot ai në këtë bisedë me gazetarin Besian Beha

Lajme të ngjashme