Muzetë që harrojnë gratë mbajnë gjallë historinë e pabarazisë gjinore - NACIONALE

Muzetë që harrojnë gratë mbajnë gjallë historinë e pabarazisë gjinore

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shpeshherë kur vizitojmë Muzetë e ndryshëm në Kosovë, shohim shumë artefakte që na kujtojnë shumë heronj. Ata janë shumica burra. Shohim shumë gjësende të tjera me vlerë historike por aty mungojnë gratë.

Ky podcast i realizuar nga“Forum ZDF” sillet rreth pyetjes se a kanë muzetë e Kosovës potencial që, përpos ta bartin kujtesën, ta sfidojnë mënyrën se si është formësuar kjo kujtesë dhe të kontribuojnë që kujtesa t’i përfshijë edhe ato e ata në margjina, me vëmendje të veçantë tek gratë.

Në vend se të replikojnë një qasje të njëjtë e uniforme, a mund të sjellin muzetë diçka ndryshe, që njëkohësisht do të tërhiqte më shumë vizitorë në to dhe do të prezantonte forma të reja të të kujtuarit dhe përballjes me të kaluarën?

Nora Prekazi, e cila ka punuar për mbi 10 vjet në Muzeun e Mitrovicës reflekton për të kuptuarit e saj ndaj muzeve dhe muzeologjisë, sfidat strukturore me të cilat përballen muzetë në Kosovë e mbi të gjitha, për shembuj të nismave përmes së cilave ajo dhe ekipi i saj kanë arritur të vënë në pah rrëfime të reja e më gjithpërfshirëse.

Lajme të ngjashme