“Kush don le të puthet, unë për veti s’muj” - Pse kosovarët e kanë problem të puthen publikisht?
LEONORA KOLUKAJ
Mijëra shpërndarje të një fotografie të një çifti në një “reality shoë” u bënë nëpër rrjete sociale nga njerëz të cilët u obsesionuan me idenë që të ndodhte një puthje mes tyre.
Kur produksioni i televizionit që prodhon “Big Brother VIP Albania” realizoj një dasëm të rreme dhe ajo u transmetua direkt në televizion, interneti shpërthej me fotografinë e puthjes. Por shumica e kosovarëve nuk kanë asnjë fotografi të tyren duke u puthur. Puthje mes çifteve nuk sheh as në qytet. Por pse ndodhë kjo? I pyeta njerëz në familje, shoqëri e të tjerë. Këto ishin arsyetimet e tyre.