Heshtja e Kurtit për takimin me Vuçiqin "propagandë" apo "veprim i drejtë" - NACIONALE

Heshtja e Kurtit për takimin me Vuçiqin "propagandë" apo "veprim i drejtë"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkoi në Bruksel për t'u takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në një takim të pestë prej që ka marrë drejtimin e shtetit dhe të dialogut, por tek të mërkurën e 24 gushtit do të raportojë para kabinetit të tij për atë që është folur.

Kuvendi i Kosovës është në një pushim veror dhe për këtë arsye do të mungojë edhe raportimi para të zgjedhurve të popullit, dhe sipas kryeredaktorit të gazetës Nacionale, Jetlir Buja, kjo qasje e kryeministrit është kryekëput shkelje e parimeve të tij si politikan.

Listen to "PËRLESHJE, episodi 5 - Heshtja e Kurtit për takimin me Vuçiqin "propagandë" apo "veprim i drejtë"" on Spreaker.

Ai vet në një kohë kur Thaçi bënte takime me Vuçiqin në kohën e gushtit thoshte se po e bënë këtë pikërisht për t’i ikur raportimit para popullit. Sot po e bënë të njejtën vet”, thotë Buja në episodin e pestë të serisë “Përljeshje” që është një përballje mendimesh me redaktorin Vullnet Krasniqi.

Për Krasniqin, fakti që kryeministri nuk ka folur gati një javë për takimin që ka pasur në Bruksel nuk është ndonjë problem i madh, madje ai argumenton se është edhe një veprim i drejtë.

Asgjë nuk ka ndodhur në takim, ata nuk janë marrë vesh për asgjë, andaj edhe nuk po e shoh si problem faktin që kryeministri nuk po flet”, thotë Krasniqi.

Përleshja mes Bujës dhe Krasniqit vazhdon në argumentimin nëse heshtja e kryeministrit është një tentim i tij për propagandë apo thjesht nuk ka asgjë për të thënë.

Buja argumenton se me heshtjen e tij Kurti po i lë hapësirë Vuçiqit që të flasë me serbët e veriut, duke i lënë ata që të ushqehen me propagandën e Serbisë dhe nuk po tenton që të flas me banorët lokal serb në Kosovë. Për të tjera tema, pjesë të Përleshjes dëgjoni episodet e tjera pjesë e serisë së podkastave të Nacionales.

Lajme të ngjashme