Harroni mjekët e diplomuar - Kosova nuk është vend as për ata që kanë ëndërr mjekësinë - NACIONALE

Harroni mjekët e diplomuar - Kosova nuk është vend as për ata që kanë ëndërr mjekësinë

1 vit më parë

nga Leonora Kolukaj

Është evidente që kushtet në spitalet e Kosovës nuk janë të mira, shpesh mungojnë gjërat elementare. Me ç’rast pacientët detyrohen ti blejnë vetë. Shtuar kësaj, ikja e mjekëve e infermierëve po e thellon edhe më shumë probematikën me sistemin shëndetësorë në vend. Pra sistemi i shëndetësisë në Kosovë, tash e sa kohë po pëson krizë. Vetëm në vitin 2022, 205 mjekë të rinj ikën jashtë Kosovës. Veç më keq është situata me infermierët, ku përgjatë vitit 2022 mbi 630 infermierë kosovarë vendosën të shkojnë drejt shteteve evropiane për të punuar.

Shifrat janë alarmante, pasi ky “fenomen”, nuk po zbehet, veçse po rritet dita e ditës. Pagat e ulëta dhe kushtet jo të mira të punës vazhdojnë të jenë shkaktarët kryesorë.

Ky migrim i detyrueshëm, pasi që nuk po mund të mbijetojnë me rrogat e kushtet ekzistente. Po ikin për ti thurur e realizuar ëndrrat e tyre, larg atdheut.

Stazhi për nxënësit e shkollave të mesme të mjekësisë, është një mënyrë e shkëlqyer për t'i ndihmuar që të fitojnë përvojë pune në mënyrë profesioale. Saktësisht kjo praktikë në total ka 6 muaj, 3 muaj në QKMF e 3 muaj në spital.

Një i ri, nga Prizreni (A.G), si i vogël kishte ëndërruar që të punonte si mjek a infermier, ëndërronte që t'i ndihmonte personat e sëmurë. Por, me tu rritur kjo ëndërr i'u shua. Për Nacionale Podast ai foli për planin e tij për të ardhmen e afërt.

Ani pse Shkollën e Mesme të Mjekësisë "Luciano Motroni", në Prizren e ka përfunduar me nota të shkëlqyera, ëndrra e tij që të kontriboj në vendlindje, tashmë është pothuajse e parealizueshme.

Për A.G, i cili kreu praktikën në spitalin e Prizrenit ishte pika kulminante e cila e bëri të vendos që të ardhmen e tij ta ndërtoj në Gjermani.

Ai, tash do të duhej të ishte në vitin e parë në Universitet. Por, këtë vit po ndjek kursin e gjuhës gjermane.

A.G tregoi për kushtet e tmerrshme në spital, aty ku i’u zhduk dëshira e i’u shua shpresa për të qëndruar në Kosovë.

“Ka pas shumë raste kur nuk ka pas fare material. Duke fillu prej majeve të ineksioneve, sistemeve të infuzioneve, e gjërave më elementare të mundshme. Pacientët janë detyru me i ble vetë”, tha A.G

Tutje, A.G tregonte se ka pas raste kur pacientët nuk kanë pasur kushte të mira ekonomike për t’i blerë ato që i kërkoheshin për mjekim, të cilët janë detyruar të bëjnë çmos për t’i siguruar ato.

“Herë-herë, bërtimat i kemi ngrënë edhe ne praktikantët, jemi mundu me u’a spjegu që ne nuk kemi faj, po as ata. Veç në këtë mënyrë i kemi qetësu”.

Edhe punësimin në Kosovë e sheh si shumë të vështirë. Probem tjetër e sheh edhe rrogat e ulëta, kontratat e mungesa e sigurimeve.

“Nuk i’a vlen të punosh si infermier as si mjek në Kosovë”.

Kur e pyeta se "cila kish me qenë asryeja që kishe qëndru në Kosovë ?"

“Veç nëse ishin përafru kushtet si në Gjermani, rroga, kontratat e sigurimet”, u shpreh ai.

Lajme të ngjashme