Guri për ikjen e të rinjve nga Kosova: Po e përjetojnë një depresion kolektiv
Kryetari i Rinisë së LDK-së, Paris Guri në intervistë për Nacionale Podcast me gazetarin Vullnet Krasniqi folën për aktivizmin, kontributin e tij në politikë e për marrëdhëniet me të rinjtë e partive të tjera në vend.
Ndër të tjerash ai foli edhe për ikjen e të rinjve nga Kosova, ikje të cilën e konsideron shumë shqetësuese.
"Nuk është shqetësuese sa të rinjtë janë duke ik, po hala ma shqetësuese, janë këtu e donë me ik. Secili me këdo që të folsh e ka interesimin me dalë prej vendit, me lëshu vendin. Unë mendoj që na duhet me punu në punësim edhe në ofrimin e mundësive të barabarta".
Guri konsideron se shteti mund ta ndaloj ikjen e tyre, duke ndikuar në përmisimin e jetës së të rinjve.
"Shteti duhet të ndikoj edhe në përmisimin e mënyrës së jetesës. Të rinjtë në Kosovë e përjetojnë njëfarë depresioni kolektiv. Njëfarë depresioni që më së pari vjen si pasojë e izolimit.. Unë mendoj që secilit të ri që një herë i jepet mundësia me dalë jashtë vendit, qoftë për me vizitu një vend tjetër, kur të kthehet në Kosovë e përjeton rëndë faktin që ku ka qenë dhe ku ka ardhë. Për arsye se nuk ka kualitet të jetës e kjo përmisiohet duke qenë më pozitiv".
Po pse të rinjtë po dëshirojnë me ik nga Kosova ?
"Dojnë me ik se këtu nuk ka arsim cilësor, nuk ka mundësi të barabarta për punësim, nuk munden me gjetë veten në profesionet që i dojnë. Qohen thonë jo ti duhesh me ndejt këtu se unë ta kam heq pagesën e semestrit. Pagesa e semestrit 25 euro, dy semestra 50 euro".
"Ai student kur të del prej aty, nuk ka me mujt me gjetë punë se ti nuk je tu e rrit cilësinë. Nuk është ideja, unë pi ndihmoj një të riu se po ja hekë 25 euro, plus ato kjo është hekë nja 5-6 herë prej qeverive të kaluara".
Rinia e Kosovës sikur priton të merret me tema politike, po pse po ndodh kjo ?
"Unë mendoj që ndahen në dy grupe: 18 deri 21 vjeçar kanë vullnet me u kyç në politikë, e shohin politikën si mjet për me ngrit zërin e tyre, që mund të bëhen të rëndësishëm që kauzat e tyre që i kanë me i shpërfaq përmes partisë politike. Tani, mendoj që vjen një fazë tjetër që është qajo e depresionit që hynë me një fazë mosbesuese qashtu".
Një ndër temat e shumëpërfolura ka qenë edhe Kodi Civil, temë që nxiti debate e mospajtime. Kodi Civil, garanton martesa në mes gjinisë dhe seksit të njëjtë. Këtë kod nuk e kanë votuar edhe disa nga deputetët e LDK-së.
Por, sipas kryetarit të forumit rinor, barrën për miratimin e këtij ligji e ka partia në pushtet.
"Kodi Civil duhet të miratohet nga partia në pushtet. Partia në pushtet e ka barrën për me miratu Kodin Civil. Gjatë asaj kohe që ka qenë Kodi Civil në votim, Vetëvendosja ka refuzu një votim të LDK-së. LDK ka marrë vendim që nuk i veton për arsye që kanë kundërshtuar diçka që ka qenë shumë e rëndësishme për vendin. Mirëpo, Kodin Civil edhe secilin ligj tjetër, konstant LVV thirret në numra. Konstant e përdor arrogancën e pushtetit, arrogancën e numrave".