E diplomuar për dizajn e punon si rrobaqepëse: Nuk i realizoj idetë e mija se nuk i "han" pazari - NACIONALE

E diplomuar për dizajn e punon si rrobaqepëse: Nuk i realizoj idetë e mija se nuk i "han" pazari

1 vit më parë

nga Leonora Kolukaj

Secili profesion, kërkon mund e sakrificë. Por, për ushtrimin e disa zanateve, kërkohet më shumë investim e para.

Dizajneret, punojnë rroba të veçanta, krijojnë stil, brend të ri. Ndërsa, rrobaqepëset, qepin modele të ndryshme të fustaneve ose çkado tjetër, duke u referuar nga ndonjë fotografi, model i parë në internet, varësisht nga kërkesa e klientit të tyre.

Kjo e dyta, ka koston më të ulët.

Por, pse në Kosovë shumë dizejnere të reja nuk mund të ushtrojnë profesionin e tyre, por punojnë si rrobaqepëse?

Të jesh dizajnere, të vësh në pah krijimin tënd kërkon investim. E që shumica e “dizajnerëve” të rinj, në mungesë të bazës ekonomike, punojnë si rrobaqës/e. E krijimet e tyre, mbesin vetëm në bllokun e vizatimeve. Me shpresë se një ditë do të realizohen.

Kam biseduar me një vajzë e cila ka përfunduar studimet për dizajn mode. Ani pse ka përfunduar edhe praktikën e profesionin e njeh shumë mirë, ajo detyrohet të ushtroj punën si rrobaqepëse, e krijimet e saj mbesin ende vetëm një letër.

“Idetë e mija munden me qenë më ekstravgante se shija e rrethit, shija e klientëve që kam unë”.

“Edhe pse tek ne edhe rrobaqëpëset e thjeshta, dizajnere i thonë vetes. Por, punën e dizajnerit shumë pak e bëjnë”, theksoi ajo.

Ajo më tregoi se ka raste kur klientit nuk i inereson puna e mundi sa i intereson çmimi i ndonjë fustani apo veshjeje.

“Edhe nuk i intereson klientit puna sa i intereson çmimi”.

Gjithsesi, të jesh dizajner/e e njohur duket qartë që sjell përfitime të mëdha. Vetëm një fustan ose një palë kostume mund të shiten me shifra marramendëse.

Po sa vlerësohet tek ne puna e dorës, a dijnë kosovarët ta vlerësojnë artin? A ka raste kur më shumë e shikojnë se sa kushton, se sa si është e punuar?

Dëgjone podcastin e radhës:

Lajme të ngjashme