Djali i Cimes, Reja Shyhretes - Qysh deformohet "nepo baby" tek "VIP-at kosovar" - NACIONALE

Djali i Cimes, Reja Shyhretes - Qysh deformohet "nepo baby" tek "VIP-at kosovar"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Këtë javë në Podcast Lifestyle me Gonxhen në radion e Klan Kosova, ishte i ftuar gazetari dhe redaktori i Podcastave në Nacionale, Vullnet Krasniqi, për të biseduar rreth “nepo baby”, një teme që për herë të parë po diskutohet në mediat tona.

“Nepo baby” është një bashkim i dy fjalëve që nënkupton se një person i famshëm, është fëmija i një personi edhe më të famshëm. Ata i përkasin çdo grupmoshe dhe profesioni, mjafton vetëm të kenë prindër të suksesshëm.

Fëmijët e njerëzve të famshëm kanë një aurë të lezetshme dhe njerëzit janë kurioz për të mësuar më shumë për ta, pa e menduar se a kanë ndonjë talent, por mjafton fama e prindërve për t’ua dhënë një dorë të mirë në ngjitjen në karrierë.

Rrjetet tona sociale dhe mediat janë të dominuar me fëmijët dhe rejat e këngëtarëve të Kosovës. Çdo ditë njoftohemi me nga një “nepo baby” prurje të re në showbiz-in vendor.

VIDEO:

Lajme të ngjashme