Dalloshi për 17 shkurtin e 2008: Raportimi më i rëndësishëm i karrierës - NACIONALE

Dalloshi për 17 shkurtin e 2008: Raportimi më i rëndësishëm i karrierës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

"Ne udhëheqësit e popullit tonë të zgjedhur në mënyrë demokratike nëpërmjet kësaj deklarate shpallin Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik", me këtë fjali ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi më 17 shkurt 2008 në ora 15:39 shpalli Kosovën shtet të pavarur e demokratik.

Moment i shumëpritur dhe i veçantë për të gjithë popullin. I veçantë e me shumë emocione edhe për gazetarët që raportuan atë moment nga Kuvendi i Kosovës.

Në emisionin TOK në Naiconale, me gazetaren Donika Gashi kësaj radhe të ftuar ishin dy gazetarë, Blerta Dalloshi dhe Idro Seferi.

Dalloshi duke raportuar nga Prishtina e Seferi nga Beogradi, folën për momentin kur Kosova u shpall shtet i pavarur, përjetimin e emocionet e atij momenti.

Gazetarja Blerta Dalloshi, raportimin e asaj dite e konsideron si raportimin më të rëndësishëm i gjithë karrierës së saj.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë në ditën e diel. Gazetarja Blerta Dalloshi ndër të tjerash tregoi arsyen pse pikërisht në ditën e diel.

"Në mënyrë që të mos mund të reagoj Serbia të kërkoj ndonjë mbledhje urgjente në Këshillit të Sigurimit të OKB-së apo diçka të tillë. Pikërisht për atë arsye ishte edhe dita e diel. Sigurisht që për këtë arsye edhe krerët e institucioneve të Kosovës nuk mund ta konfirmonin para mediave që po do ta shpallim, për ti mos i lënë hapësire Serbisë për të reaguar".

Cili ka qenë momenti kur ka pasur më shumë emocione, a kanë menduar se pas shpalljes së pavarësisë gjithçka me Serbinë ka përfunduar, raportimi kur Kosova njihej nga shtetet e tjera.. Për më shumë detaje ndiqni intervistën e plotë:

Lajme të ngjashme