Zgjedhjet e 9 shkurtit: Cila parti po e fiton betejën e parë rreth rritjes së pagave? - NACIONALE

Zgjedhjet e 9 shkurtit: Cila parti po e fiton betejën e parë rreth rritjes së pagave?

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Shkruan: Shenoll Muharremi

Si edhe po shifet, gara dhe debati i parë rreth zgjedhjeve të 9 shkurtit ka qenë rreth pagave, apo rritjes së pagave. Këtu duhet me theksu që fjala është vetëm për paga të sektorit publik, pra të një pjese rreth 20% vetëm nga totali i të punësuarve në vend dhe nuk i përfshinë pjesën tjetër apo shumicën me 80% të të punësuarve.

Partitë politike po garojnë se cila po i rritë pagat më së shumti. Partia në pushtet, qeveria, ka vendosur tashmë për vlerën, nderisa partitë tjera, së paku dy, kanë paraqitur planet e rritjes. Njëra e ka më të lartë se partia në pushtet, derisa një parti tjetër ka shku në ekstrem më vlera dhe premtime.

Befasia më e madhe është që partitë nuk respektojnë këtu orientimet e tyre ideologjike dhe politike. Të majtë e të djathtë po premtojnë rritje pagash të sektorit publik, edhe pse kjo nuk e ndihmon rritjen e sektorit privat po e rëndon barrën e pagesës, e rritë përqindjen e pagave publike në proporcion me ekonomi dhe GDP. Kjo është e pazakont dhe demonstron që nuk po respektohen rregullat dhe parimet e besimet dhe për çfarë qëndrojnë këto parti.

Këtu nuk duhet harruar që, sidomos partitë e djathta, por edhe qeveria, nuk po i përmendin fare rreth 335,000 persona të punësuar në sektorin privat që janë të harruar dhe margjinalizuar. Ku hendeku mes dy sektorët po rritet aq shumë saqë do ndihkoj në bilancin socio-ekonomik. Jo që ata mund të i rrisin këto paga, por mund të bëjnë shumë gjëra në dobi të tyre.

Si rezultat, po shofim që për disa vota më shumë, partitë politike janë në gjendje të bëjnë gjithcka, edhe të i ndryshojnë orientimet e tyre, të tjetërsohen, vetëm të marrin më shumë vota. Një strategji me përfitime afatshkurëra, por me dëme afatgjata për partitë dhe ekonomine e Kosovës. Për ekonomi për shkak se rritja e pagave në sektor publik nuk është mënyra më e mirë për rritë dhe fuqizu sektorin privat. Kjo e rritë konsumin, rrjedhimisht, importin dhe deficitin tregtar. Largon edhe më shumë mjete nga ekonomia jonë, e gotet likuiditetin edhe ashtu të vogël të financave në treg.

Mbi të gjitha, partitë politike, të gjitha po duken të njejta. Asnjë parti nuk po e shfrytëzon rastin me argumentu pse kjo politikë është gabim. Pse rritja e fuqisë blerëse në këtë mënyrë është një zgjidhje më e keqe sesa në rastin kur investon në rritje të sektorit privat dhe prodhimit ku gjithashtu rritet fuqia blerëse se bien cmimet nga rritja e furnizimit nga tregu i brendshëm, të njëjtën kohë ulen importet dhe zvogëlohet deficiti, rritet likuiditeti dhe ekonomia rritet më shpejt bashkë me rritjen e fuqisë blerëse.

E këto lloj politika dhe fushata po dëshmojnë që partitë politike janë të gatshme të bëjnë gjithcka për votat e tyre. Të ndryshojnë e modifikojnë besimet e tyre politike dhe ideologjike. Të bëhen opurtunistë dhe sidomos janë të gashtme të aplikojnë korrupcion elektoral duke premtuar 'rritje pagash për vota'.

Ky round i parë i fushatës dhe këto premtime dhe premtime që janë aplikuar kanë qenë një dështim tipik i politikës dhe mungesë e guximit dhe lidershipit me ofru zgjidhje të qëndrueshme dhe pozitive afatgjate ku përfitojnë të gjithë. Këtu, me këto kuazi zgjidhje që janë ofruar përfiton vetëm politika e jo ekonmia dhe qytatari. Ai do të varfërohet më shumë nga këto politika, se do rritet, jo ekonomia e bizneset e prodhuesit, por importi dhe deficiti.

Lajme të ngjashme