Thënia e Ditës: “Gënjeshtra udhëton shpejt, por e vërteta mbërrin gjithmonë”
Taulant Balla:
Në një kohë kur lajmet e rreme përhapen me shpejtësi alarmante, dëmi që ato shkaktojnë është real: keqinformim, zemërim dhe humbje besimi.
Çdo klikim, çdo shpërndarje pa verifikim i jep forcë gënjeshtrës. Prandaj, të ndalemi, të kontrollojmë burimin dhe të mendojmë kritikisht është një akt përgjegjësie qytetare.
...
Dje në mbledhjen e grupit parlamentar, fola edhe për dezinformimin. Besoj se të gjithë biem në dakord se duhen krijuar instrumente qytetare për të kuptuar të vërtetat – gjysmë të vërtetat dhe gënjeshtrat me bishtë.
Gënjeshtra udhëton shumë shpejt, por e vërteta mbërrin gjithmonë. Në një kohë kur lajmet e rreme përhapen me shpejtësi alarmante, dëmi që ato shkaktojnë është real. Keqinformim, zemërim dhe humbje besimi.
Klikimi dhe çdo shpërndarje pa verifikim, i jep forcë gënjeshtrës. Prandaj, të ndalemi, të kontrollojmë burimin dhe të mendojmë kritikisht është një akt përgjegjësie qytetare. E vërteta nuk ka nevojë të bërtasë, ajo qëndron edhe kur zëri i saj është pak më i qetë.
Ah se harrova për të cilën doja të flisja. Kishte dalë edhe bufi me sorrat, me lajmet të rremë prej mëngjesit. Meqë edhe ai lajm i mbrëmshëm kishte qenë i rremë. Unë ia marr dorën këtij maskarai, por lajmet e rreme janë një problem shëndetësor i rëndë për shoqërinë dhe demokracinë, të cilat duhet kuruar dhe gjetur ilaçe për t’i trajtuar.